2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ramadani: Masat e SHBA-së e BE-së ose hiqen, ose kalojnë në sanksione

Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se veriu i Kosovës është një ndër zonat më të militarizuara në Evropë, nëse e përjashtojmë Ukrainën.

Ai në RTV21 ka thënë se shtimi i forcave të KFOR-it dhe EULEX-it në katër komunat veriore nuk është diçka pozitive për Kosovën.

“Me rritjen e pjesëtarëve të sigurisë nga këto tri institucione nuk ka luftë, por kjo nuk nënkupton që ka qetësi dhe rritja e tensioneve mund t’i kushtojë Kosovës, sikurse që i ka kushtuar deri tash”, tha Ramadani

Ramadani ka thënë se ekziston rreziku që e tërë zona veriore e Kosovës e banuar me serbë etnikë mund të merret nën kontroll nga ndërkombëtarët.

“Nëse vazhdon shtimi i trupave të KFOR-it, shtimi i trupave të EULEX-it, mund të vijë një situatë në të cilën veriun e marrin nën kontroll vetëm ndërkombëtarët dhe kjo pastaj e vendos Kosovën në një situatë edhe më të keqe”, tha Ramadani.

Në kuadër të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit është Forumi e Donatorëve 60 ditë pas marrëveshjes, kjo nuk ndodhi, po flitet vetëm për 1.9 miliardë euro që kishin për t’u dhënë vetëm për Kosovën

Ramadani tha se në tetor, masat e SHBA-së dhe BE-së mund ose të heqin masat ose për të kaluar në sanksione.

“Kalimi në sanksione nënkupton dy koncepte, një mund të jetë ndaj individëve të nivelit të lartë, që është kryesisht koncept amerikan dhe koncepti evropian që është sanksione ndaj popullit ose shtetit”, tha

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img