Site icon PrishtinaPress

Ramadani: KQZ s’ka kërkuar të dhëna nga autoritetet rreth përfshirjes së Listës Serbe në sulmin e Banjskës

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka shprehur shqetësimin e tij për veprimet e fundit të Listës Serbe, duke i vlerësuar ato si një lojë brutale me pasoja të pa parashikueshme për stabilitetin politik të vendit.

Ramadani ka thënë se veprimet e Listës Serbe detyruam “Kosovën të shpallë referendum dhe tani po bën thirrje për bojkot, duke e kthyer këtë veprim në një akuzë ndaj Kosovës për çështje administrative-politike.”

Ramadani ka kritikuar edhe mungesën e veprimit nga KQZ dhe institucionet e tjera të drejtësisë dhe sigurisë.

“E tërë kjo situatë është menaxhuar gabimisht dhe politikisht është në drejtim të nxitjeve të tensioneve në vazhdimësi, dhe kjo strategji, nëse mund ta quajmë ashtu, e vendos Qeverinë e Kosovës në një pozitë pak të lakmueshme: ‘Edhe të fikur, edhe të koritur!’”

Exit mobile version