Site icon PrishtinaPress

Ramadani i kallëzon qeverisë se si të bëhet sigurimi shëndetësor për policët

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka shpjeguar se 4.7 milionë euro kushton sigurimi shëndetësor vjetor për gjithë Policët e Kosovës.

Sipas tij, një shumë e tillë është e përballueshme për buxhetin e Republikës së Kosovës, transmeton Paparaci.

Ai sugjeroi që ri-orientimi i 4.7 milionëshit mund të bëhet në kuadër të procedurave të legjislacionit në fuqi.

Ligji për sigurime shëndetësore është miratuar në vitin 2014 nga Kuvendi i Kosovës, por asnjëherë nuk është zbatuar.

Mirëpo, Ramadani në një postim në Facebook “këshilloi” Qeverinë Kurti se si duhet të rialokohen ato mjete.

“4.7 milionë euro kushton Sigurimi Shëndetësor vjetor për gjithë policët e Kosovës.
Për të gjithë policët. Shumë kjo krejtësisht e përballueshme për Buxhetin pak mbi 115 milionësh të Policisë, lëre më Buxhetin në tërësi. Ri-orientimi i këtij 4.7 milionëshit mund të bëhet në kuadër të procedurave të legjislacionit në fuqi”, shkroi Ramadani.

“Nuk ka nevojë për buxhet shtesë. Ka nevojë për vullnet shtesë! Kështu, do të ri-lokoheshin mjetet: • 2 milionë nga Mallërat dhe Shërbimet • 0.5 milion nga Subvencionet dhe Transferet • 1.1 milion nga Shpenzimet Kapitale • 1.1 milion nga Pagat dhe Shtesat”.

Exit mobile version