Site icon PrishtinaPress

Ramadani: Deri tani të kontaktuar dhe në mbikëqyrje janë 2242 kontakte të rasteve

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani sërish u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i zbatojnë rekomandimet e IKSHP-së në mënyrë që situata me COVID-19 të vazhdojë të jetë në kontroll.

Duke folur për numrin e personave të izoluar në gjithë Kosovën, tha se tani për tani persona të kontaktuar dhe të mbikëqyrur në gjithë Kosovën janë mbi 2242 kontakte të rasteve.

Sipas tij, kritikat se nuk po lajmërojnë në kohë reale komunat lidhur me të prekurit me coronavirus janë absurde pasi sipas tij asnjë shtet në botë nuk mund të njoftojë siç pretendohet.

Ai tha se në kohë reale njoftohet ministri i Shëndetësisë, pastaj pas tre minutave Klinika Infektice, e kështu me radhë.

Ramadani duke folur për rastet e reja të së hënës, tha se të gjitha janë raste të kontaktit. Sipas tij, në Malishevë tha se janë 33 raste dhe të gjitha sipas tij janë në kontroll të plotë. Ramadani bëri të ditur se me komunën e Malishevës bashkëpunimi është në nivel.

Drejtori i IKSHP-së sërish i bëri thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e institutit në mënyrë që situata me virusin COVID-19 të vazhdojë të jetë në kontroll.

“Ne kemi e kemi situatën ende në kontroll për aq sa qytetari e ka nën kontroll vetveten”, tha ai, duke shtuar se edhe tubimet në shtëpi janë rrezik.

“Duhet ta kemi të qartë se e vetmja masë preventive është distancimi”, tha ai.

Exit mobile version