7.9 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Ramabaja: Për ndërkombëtarët Gjingjiqi dhe Ivanoviqi ishin më të pranueshëm

12 marsi i vitit 2003, shënon datën kur u vra kryeministri i Serbisë Zora Gjingjiq.

E në 20-vjetorin e vrasjes së tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i kushtoi një shkrim.

Në  këtë shkrim, Kurti tha se Gjingjiq, ishte ndër të vetmit në Serbi që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin.

Por, kjo ngjalli reagime të shumta në opinionin publik në Kosovë.

Sipas opinionistit Sadri Ramabaja, kjo ka një arsye.

Ramabaja tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova se Kurti po e bën këtë për të dërguar mesazh tek ndërkombëtarët.

“Mesazhi i dërgohet qartë edhe diplomacisë perëndimore me të cilat do të përballemi edhe më 18 mars dhe do të përballemi tutje se brenda kemi vrasësit e kundërshtarëve politikë, brenda në Beograd, me të cilët ne detyrohemi të ulemi në tavolinë”, tha Ramabaja.

“Askush nuk e rehabiliton Gjingjiqin e luftës dhe të pasluftës. Akti i vrasjes së tij dhe qërimi i hesapeve mes forcave që perëndimi i shihte si forca që mund shtynë demokracinë përpara dhe forcave retrograde, që e kishin pushtetin dhe e morën pushtetin, natyrisht edhe bandave që kishin krijuar, grupeve paramilitare, për perëndimin Zoran Gjingjiqi, ishte më i pranueshëm dhe gjithashtu Oliver Ivanoviqi ishte më i pranueshëm. Madje, disa e konsideronin Gjingjiqin si “student i shkollës së Frankfurtit” në mendimin filozofik”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img