Site icon PrishtinaPress

Ramabaja lëshon studion, Lushtaku e lidhë me UDB-an, ky e quan “rrugaç”

Sadri Ramabaja e ka lëshuar studion e Pressing të T7, pasi deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i tha se e gjithë Kosova për të thotë se “është njeri i UDB-së”.

Pas kësaj, Ramabaja tha se me këtë “rrugaç” nuk flitet, duke u ngritur në këmbë dhe i tha Lushtakut se “edhe shefi i tij në Hagë i ka thënë ashtu”.

Në këtë situatë reagoi edhe Ganimete Musliu duke thënë se “as ata nuk duan të flasin me njerëz të UDB-së”.

Në emision është kërkuar nga Lushtaku që ta tërheqë fjalën, por Lushtaku tha se ”ai vazhdimisht ofendon”.

Ndërkaq, Musliu tha se “kanë fakte për të folur për Ramabajën dhe çdogjë tjetër”.

“Ramabaja po na thotë po folni me gojën e Vuçiqit, edhe ne i themi me UDB”.

Exit mobile version