Site icon PrishtinaPress

Ramabaja i VV-së nuk mërzitet për ikjen e njerëzve: Do të kthehen vitin tjetër, Gjermania e Britania janë në krizë

I ftuar në një studio televizive, ish-asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, tha se vitin tjetër do të kthehen të gjithë ata që kanë ikur nga vendi.

Kjo pasi sipas tij gjendja jashtë Kosovës është e rëndë dhe këtë e ka shkaktuar edhe situata me luftën në Ukrainë.

“Unë mendoj qe viti i ardhshem do të jetë i detyrimit të aftësimit edhe atyre që janë në Kosovë sepse sot kompani në Londër janë kontaktu qe të mosshesin më bileta… Unë mendoj që vitin e ardhshëm do e kemi trend të kundërt, të kthimit të atyre që kanë shkuar jashtë, sepse gjendja është e rëndë”, tha Ramabaja në T7

Kujtojmë se muajt e fundit është rritur edhe trendi i largimit të qytetarëve nga Kosova drejt shteteve të Evropës.

Exit mobile version