1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ramabaja i gëzohet refuzimit të Prokurorit të Specializuar për lirimin e Thaçit

Analisti dhe përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka thënë se Gjykata Speciale ka vendosur kundër lirimit të ish-presidentit Hashim Thaçi nga burgu i Hagës, ngase siç tha ai, atje gjykatësit nuk janë të prontomafisë.

Ramabaja përmes një statusi në Facebook, ka shpërndarë lajmin nga Prokuroria ku argumenton se përse nuk duhet të lirohet Thaçi.

Analisti i pushtetit ka thënë se ‘Gjykata Speciale vendos kështu meqë ajo nuk drejtohet nga gjykatës marioneta të PRONTOMAFISË’
Thaçi që po mbahet tash e trembëdhjetë muaj në paraburgim në Hagë është akuzuar nga z. Ramabaja se vazzdon të ketë ndikim në gjyqësinë kosovare.

Për ta bërë një pretendim të tillë, analisti që mbështet pushtetin, Ramabaja, ka përmendur pikërisht arsyet e dhëna nga Gjykata Speciale.

Postimi i plotë:

Gjykata Speciale refuzon garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që ishte edhe skenaristi e regjisori i procesit më skandaloz të Drejtësisë në Kosovën e pasluftës të koduar me emrin “Syri i popullit”.

Një nga arsyet që përmenden në dokumentin e publikuar nga Specialja më 29 nëntor, thuhet se ekziston mundësia e ndërhyrjës në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara.

Gjykata Speciale vendos kështu meqë ajo nuk drejtohet nga gjykatës marioneta të PRONTOMAFISË, si puna e Naime Krasniqit-Jashanicës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img