Teksa jemi 3 ditë nga Samiti i Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë. Një proces historik pasi për herë të parë doli jashtë kufinjve të BE-së.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një prapaskenë nga ky Samit.
Është pikërisht momenti kur liderët e Rajonit dhe BE-së janë ulur për të konsumuar drekën dhe në një moment i serviret diçka e çuditshme, “Edi Rama Pizza”.
Në fakt dekori i jashtëm të “gënjen”, pizzat e Ramës janë pikturat e tij në pjata për secilin nga liderët.
Pasi të gjithë i hapën, mbetën jo pak të çuditur dhe padyshim pati buzëqeshje dhe duartrokitje.
https://m.facebook.com/ediramaal/videos/352372394020616/?ref=embed_video