Site icon PrishtinaPress

Rama: Vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për vrasjen e Liridona Murselit, duke thënë se të gjithë të përfshirët duhet të marrin dënimin meritor.

Rama, theksoi se vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë.

“Vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë. Është një shkelje flagrante e të drejtës themelore për të jetuar”, shkroi Rama.

“Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo vrasje e bën edhe më të rëndë këtë rast, të shëmtuar e tragjik. Drejtësia duhet vendosur dhe të gjithë të përfshirët duhet të marrin dënimin meritor!”.

Exit mobile version