Site icon PrishtinaPress

Rama: Vogëlushët në Rozhajë do të marrin dije në shqip, në shkollën e përuruar nga Dritani, ma i miri i të tanëve

Qeveria malazeze ka financuar së fundmi rindërtimin e shkollës së vetme që jep mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri në detyrë Dritan Abazoviç, i cili theksoi se 250,000 euro janë investuar për rindërtimin e shkollës shqipe në Rozhaj.

“Së bashku me Ministrin e Arsimit #MiomirVojinoviq po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Punimet kapin vlerën e rreth 250,000 eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës”, shkruan Abazoviç.

Për ngjarjen ka shkruar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili e ka uruar homologun e tij malazez.

“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, ka shkruar Rama.




Rajon

Rama: Vogëlushët në Rozhajë do të marrin dije në shqip, në shkollën e përuruar nga Dritani, ma i miri i të tanëve
news image
sinjali
Sinjali.com
13 Shtator 2023 16:51
Qeveria malazeze ka financuar së fundmi rindërtimin e shkollës së vetme që jep mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri në detyrë Dritan Abazoviç, i cili theksoi se 250,000 euro janë investuar për rindërtimin e shkollës shqipe në Rozhaj.

“Së bashku me Ministrin e Arsimit #MiomirVojinoviq po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Punimet kapin vlerën e rreth 250,000 eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës”, shkruan Abazoviç.

Për ngjarjen ka shkruar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili e ka uruar homologun e tij malazez.

“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, ka shkruar Rama.


Ndryshe, vendimi përbën një hap historik, tepër pozitiv, në përpjekjet e shqiptarëve të Malit të Zi për ruajtjen dhe përçimin e gjuhës shqipe ndër breza.

Shqiptarët që sot jetojnë në Malin e Zi historikisht kanë qenë pjesë integrale e zhvillimeve historike ilire-arbërore, për të përfunduar nën kufijtë politik të Malit të Zi, pa dëshirën e tyre, por me trysninë e Fuqive të Mëdha, në nëntor të vitit 1880. Në kuadër të politikave herë-herë edhe kundërshqiptare ndaj etnitetit shqiptarë në Malin e Zi, shqiptarët e këtushëm janë zvogëluar numerikisht si rezultat i shpërnguljeve, por edhe asimilimit. Sot në Malin e Zi jetojnë rreth 40 mijë shqiptarë, por numri më i madh i tyre në kuadër të kufijve të sotëm politik të Malit të Zi mund të ketë qenë dyfish më i madh.

Në Malin e Zi flitet gjuha shqipe e dialektit të gegërishtes veriperëndimore, por kanë edhe huazime të shumta leksikore, sidomos nga gjuha malazeze. Në zonën e Saxhakut, e cila përfshinë Serbinë dhe Malin e Zi, flitej shqip deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Me kohën presioni sllav i ka asmiluar, megjithatë ka ende shumë individë që gjithmonë e më tepër po i rikthehen identitetit të vjetër dhe gjuhës shqipe. Një rikthim i kësaj natyre i ka dhënë partisë së shqiptarit me nënshtetësi malazeze, Dritan Abazoviç, kredo politike duke e bërë më të pëlqyer në sytë e shqiptarëve dhe rritur numrin e mbështetësve në radhët e tij.

Exit mobile version