2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Vizita e Sekretarit Blinken ka domethënie të madhe, Shqipëria pikë referimi në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri. Vizitë që pritet të realizohet në datat 14-17 shkurt.Kryeministri Rama, ka theksuar se vizita ka një domethënie të madhe për rolin e Shqipërisë në rajon, pasi vendi po kthehet gjithnjë e më shumë në një pikë referimi në rajon për aleatët.“Në radhë të pare unë besoj se ka një domethënie të veçantë ardhja e sekretarit amerikanë të Shtetit në Tiranë, në kontekstin ku ndodhet Evropa dhe Bota. Në një kohë shumë të ngarkuar për një sekretarë shteti dhe fakti se gjen të nevojshme dhe vendos në agjendën e tij, ndaljen në kryeqytetin shqiptarë si pikë referimi për rajonin, flet në mënyrë të posaçme për ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe se çfarë përfaqëson sot Shqipëria në sytë e aleatëve tanë strategjik.Me krenari e them se Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen, për të ndërtuar rrugën e bashkëpunimit dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe për të lënë pas një të kaluar e mbushur me tragjedi, me prapambetje dhe e mbushur me raste të pafundme të humbura për t’i lënë vend më të mirë gjeneratave të ardhshme”, ka theksuar Rama.Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani në periudhën 14-17 shkurt, bëri të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img