7.7 C
Pristina
Saturday, April 12, 2025

Buy now

spot_img

Rama: Vetëm PS mban në dorë fatin europian të Shqipërisë 

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 11 majit se Partia Socialiste është forca e vetme që mban në dorë fatin europian të Shqipërisë.

Historia na ka vendosur në një udhëkryq vendimtar: midis zgjedhjeve për qeverisjen e katër viteve të ardhshme dhe një mundësie historike që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e familjes europiane“, u shpreh Rama nga podiumi.

Ai theksoi se socialistët kanë përpara 30 ditë për të bindur çdo qytetar që ëndërron ta shohë Shqipërinë “zonjë në sallonin e BE-së” dhe vetveten si qytetar të barabartë në Europë.

Në fjalimin e tij, Rama përmendi Skënderbeun si “profetin e pavarësisë shqiptare”, duke e cilësuar atë si figurën që mbolli farën e madhështisë kombëtare. 

Kemi qenë popull i braktisur nga besimet, por i mbushur me shpresë. Një popull që nuk është përkëdhelur nga fati, por që ka zgjedhur me vetëdije të jetë pjesë e Europës, jo si mercenar, por si rob i virtytit”, përfundoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se kjo fushatë nuk është thjesht një garë për pushtet, por një mision historik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img