0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Vendimi i qeverisë për ndalimin e pagave të grevistëve është i kundërligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për pezullimin e pagave të mësimdhënësve të cilët janë futur në grevë.

Ai përmes rrjetit social Facebook ka thënë se kërkesa e qeverisë së Kosovës bërë drejtorive komunale të arsimit për t’ua nisë listat e mësimdhënësve grevistë, që t’i nxjerrë ata nga lista e pagave, është e kundërligjshme, transmeton IndeksOnline.

Rama, ka shkruar se është e drejtë legjitime e qeverisë që mësimdhënësit t’ia nënshtrojë testit të rivlerësimit, proces ky që duhet të ishte ndërmarrë që moti.

Postimi i plotë:

Është e drejtë e institucioneve arsimore dhe të administratës që të vihen në grevë. Pandemia dhe, pas saj, lufta në Ukrainë, bënë që të rriten të gjitha çmimet. Vetëm pagat mbetën të njëjtat.

Kërkesa e qeverisë së Kosovës bërë drejtorive komunale të arsimit për t’ua nisë listat e mësimdhënësve grevistë, që t’i nxjerrë ata nga lista e pagave, është e kundërligjshme. Por është e drejtë legjitime e qeverisë që mësimdhënësit t’ia nënshtrojë testit të rivlerësimit, proces ky që duhet të ishte ndërmarrë që moti.

Ndërkohë, shtatori sapo nisi dhe nxënësit duhet patjetër t’u kthehen bankave shkollore kurse punonjësit administratës. Është prandaj imperative që bashkimi i sindikatave dhe qeveria të mos e ndërpresin dialogun dhe të gjejnë një kompromis një orë e më parë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img