0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rama vazhdon t’i dalë në mbrojtje ish-presidentit Thaçi: Liria ka emër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i veshur në uniformën e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), në mbishkrimin ‘Liria ka emër’.

Rama një fotografi të tillë e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, një ditë pasi publikoi një video të një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesë e sekuencës së dokumentarit të titulluar “Liria ka emër”.

“#LiriaKaEmër” është mbishkrimi i postimit të bërë nga Rama, i cili ia ka bashkëngjitur edhe flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë.

I pari i legjislativit në Shqipëri, një ditë më parë, publikoi edhe rrëfimin e Kjani Gurit, ish-ushtar i UÇK’së, duke ofruar mirënjohje për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare.

“Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e luftës së saj heroike… Respekt dhe mirënjohje për çlirimtarët e Kosovës”, ka shkruar Rama në postimin e tij.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, si dhe kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, po gjykohen nga Gjykata e Hagës për krime lufte. Deri më tani janë mbajtur seancat e para gjykuese për të tre ish-anëtarët e UÇK’së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img