Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar për festën e Fitër Bajramit.
Ai tha se muaji i shenjtë i Ramazanit na mësoi se solidariteti, durimi, besimi dhe shpresa janë ndër virtytet më të larta të njerëzimit.
“Le të jetë ky mesazhi që na shoqëron çdo ditë, dukë na dhënë forcë të jemi më të dashur e më të sinqertë me njëri-tjetrin. Me dëshirën që Zoti t’jua ketë pranuar agjërimin, ju uroj të gjithë juve besimtarëve Fitër Bajramin”, ka shkruar Rama në Facebook.