0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Rama “ultimatum” presidentit serb: S’ka rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, nëse mungon do ishte katastrofë për ta

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është përgjigjur me një “ultimatum”, paralajmërimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiq i cili la të kuptohej se nuk do të vijë në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor.

Rama tha i bindur se Vuçic do të vijë në samit, pasi sipas tij nëse bën të kundërtën kjo do të ishte katastrofike për të dhe Serbinë.

“Unë nuk emocionohem nga asnjë lloj deklarate që bëjnë politikanët brenda apo jashtë vendit tonë për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do jetë në samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, jua them me bindje sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë natyrisht”, tha Rama./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img