Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë kryer pagesat direkte në përkrahje të fermerëve të kryeqytetit.
“Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për fermerët tanë, ju njoftojmë se janë kryer pagesat direkte për grupet e mëposhtme të përfituesve:
209 bletarë
195 blegtorë me gjedhe qumështore
36 blegtorë me dele dhe dhi
5 ferma të shpezëve
Në total, 445 fermerë janë përfshirë në këtë proces me një shumë totale prej 199,866.24 euro.
Falenderojmë të gjithë për përkushtimin dhe kontributin tuaj në zhvillimin e bujqësisë.
Kjo mbështetje financiare është një pjesë e përpjekjeve tona për të siguruar që sektori i bujqësisë të ketë forcë dhe qëndrueshmëri” shkruan Rama në njoftim.