Site icon PrishtinaPress

Rama u kërkon durim qytetarëve për rrugën “Xhim Xhema”, premton se do të ndërtohet për 240 ditë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës “Xhim Xhema”.

Rama ka thënë se kjo rrugë do të lidhë Prishtinën e Re me Kalabrinë, dhe se do t’i jap fund kutërbimeve nga kanalizimi i hapur dhe rrezikshmërisë për fëmijët.

Sipas Ramës, ky projekt do të përfundojë për 240 ditë dhe se do të sjellë një standard të ri të ri në infrastrukturën e qytetit, me korsi të veçantë për autobusë, shtigje për biçikleta, qasje në rrugët anësore dhe ndërlidhje me Rrugën B.

“Falëndërojmë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunimin dhe komunikimin e hapur, dhe falënderojmë qytetarët për durimin. Prishtina po frymon më lehtë e më mirë! ????”, ka shkruar Rama.

Exit mobile version