-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama: U desh Putin të pushtonte një vend që BE të kuptonte se jetonte në një botë paralele

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Forumin Strategjik të Bledit ka deklaruar se ka një pozitivitet kur shikon nga Bashkimi Evropian.

Kjo, sipas Ramës, nuk ishte e mundur më parë, njofton Klankosova.tv.

“Një vit më parë, po në Forumin e Bledit, Ursula von Der Leyen tha se do të bënte një Plan të Rritjes, dhe ky plan është në rrugën e duhur pra jemi shpresëplotë që edhe më shumë gjëra do të ndodhin, ndërkohë që na duhet të gjithë të kryejmë punën për të qenë të gatshëm për të hyrë në BE. Është moment që ndihesh pozitiv për Bashkimin Evropian”, tha kryeministri shqiptar.

Po ashtu, gjatë këtij Forumi, i pari i qeverisë shqiptare, tha se me pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putini, BE-së iu hapën sytë se jeton në një botë paralele.

”U ndjeva i inkurajuar, sepse më në fund dëgjova dikë të thotë atë që e them që ditën e parë. Ishte puna e Putinit. Ishte Vladimir Putini që iu desh të pushtonte një vend, për të ndihmuar BE-në të kuptonte që jeton në një botë paralele. Ky është edhe titulli i Forumit a po jo?”, pyeti, Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img