Site icon PrishtinaPress

Rama u bën thirrje qytetarëve që të mos dalin nëse nuk e kanë të nevojshme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve me automjete dhe të mos dalin nëse nuk e kanë të nevojshme.

Rama theksoi se janë të terren dhe në gatishmëri të qytetarëve.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve me automjete, dhe të mos dalin nëse nuk është e domosdoshme, për shkak të kushteve atmosferike”, shkroi Rama.

“Jemi në terren dhe në gatishmëri të qytetarëve.

Na kontaktoni në numrat:

0800 1 22 33

0800 1 22 44”

Exit mobile version