Site icon PrishtinaPress

Rama tregon reagimin e kryeministres Meloni kur i tregoi për italianët që ikën pa paguar

Kryeministri i vendit, Edi Rama vijon intervistat për mediet italiane.Së fundmi, ai ka folur për TG1 dhe ka ndarë detaje nga pushimet e kryeministres italiane, Giorgia Meloni në Vlorë.

Kjo e fundit së bashku me familjen, zgjodhën të pushonin për disa ditë në Vlorë me ftesë të Edi Ramës.

Kreu i qeverisë tha se Meloni u largua shumë e lumtur së bashku me familjen dhe të dy shkëmbyen ide se çfarë mund të bëhet mes vendit tonë dhe Italisë.

Intervista e plotë:

Kryeministri Edi Rama: Shkoi shumë mirë, ishte shumë e lumtur së bashku me familjen e saj. Erdhi me traget dhe pushoi në paqe për tre ditë. Më pas ne shkëmbyem disa ide sepse ka shumë për të bërë mes Italisë dhe Shqipërisë.

Gazetari: Ju të dy keni rrugëtime politike mjaft të kundërta, ju jeni socialist, ndërsa Meloni vjen nga e djathta, Po çfarë keni të përbashkët?

Kryeministri Edi Rama: Mënyrën se si themi atë që mendojmë, përpos kësaj kemi fatin që këto ndarjet e majtë e djathtë janë thjeshte pjesë e historisë tashmë. Në momentin që duhet të merren vendime, duhet të jemi konkret.

Gazetari: Në Shqipëri ka një boom turistësh, po na bëni konkurrencë?

Kryeministri Edi Rama: Të thuash kështu është vërtet e tepërt, sepse konkurrencë Italisë nuk i bën dot askush.

Gazetari: Po cili mund të jetë roli i vendit tonë në afrimin e Shqipërisë në Europë?

Kryeministri Edi Rama: Pavarësisht se kë ka patur Kryeministër, Italia ka qenë gjithnjë avokati ynë dhe Giorgia në fakt flet madje për një riunfikim të Bashkimit Europian, jo thjesht për integrim europian.

Gazetari: Së fundi në një episod të veçantë në rrjetet sociale u bë virale një video ku një grup italianësh janë larguar nga restoranti pa paguar. Është e vërtetë që kur kryeministrja e ka mësuar këtë i ka kërkuar ambasadorit të paguajë faturën?

Kryeministri Edi Rama: Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak dhe të gjithë rreth saj u shkulen se qeshuri, por ajo u ngrys ne fytyre. U kthye nga Ambasadori:

“Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse këta janë të turpshëm, dhe unë, ata që janë turpi i Italisë nuk i pranoj” i tha me atë dialektin e vet fantastik roman.

Spikerja: Pikërisht për këtë çështje që tregon Kryeministri Rama, mbi llogarinë e papaguar nga disa turistë italianë, ambasada jonë në Tiranë ka shpjeguar se ka shlyer shumën në fjalë, duke përdorur fonde personale të Kryeministres Meloni./Albeu.com./

Exit mobile version