Site icon PrishtinaPress

Rama tregon a do ta takojë Kurtin dhe a ka porosi për “vëllain e vogël”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka treguar nëse do të takohet me homologun e tij kosovar, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, raporton eo.

I nëse ka ndonjë porosi për, siç e ka quajtur Rama, vëllain e vogël, kryeministri shqiptar është përgjigjur me ironi, duke thënë se vëllain e vogël e ka në Tiranë.

“Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është kryetar i Klubit Partizani. Me bëtë pyetjen me shpresën që do të me fusni në kurth, por jam mësuar më këto”, tha Rama.

Rama ka konfirmuar se nuk do të ketë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, asaj që e drejton ai dhe ajo që drejtohet nga Albin Kurti.

Exit mobile version