2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Rama thumbon Macronin: Nuk e dimë si është Putini, por BE-ja nuk duket e shëndetshme

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, deklaroi se as pandemia dhe as lufta nuk arritën që ta bashkonin Europën, duke shtuar se Bashkimi Europian nuk duket “shumë i shëndetshëm”.

“Shpreh keqardhjen e thellë për Bashkimin Europian. Më vjen keq për ta dhe shpresojmë që mund t’i ndihmojmë. U përpoqa të thoja disa gjëra në takim dhe me ju do të ndaj disa prej tyre sepse nuk dua të marr shumë kohë. Michel na tha që kemi kohë 3 minuta, i thashë që mjaftonin 30 sekonda nëse do të mbanin fjalën. U thashë që ndihesha mirë dhe keq që isha bashkë me ta. Ndihesha mirë sepse jam europian dhe isha mes europianëve, por ndihesha keq sepse ne këtu nuk jemi si europianë, por si të ftuar në një shtëpi të ndarë. Kjo është shqetësuese. Pandemia dhe lufta kërcënuese që mund të shndërrohet në luftë botërore, nuk kanë mundur të na bashkojnë. Ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë unë mendoj se kemi bërë shumë për të mbështetur idenë e Presidentit francez. Ne do ta vlerësonim shumë nëse komuniteti i ri politik i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët, pavarësisht se në kate të ndryshme”, tha Rama.

Më tej, Rama krahasoi gjendjen shëndetësore të Presidentit rus, Vladimir Putin, me atë të Europës: “Tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut, dikur Maqedoni. 17 vite më vonë, ende është kandidat për çeljen e negociatave. Edhe emrin e ndryshoi dhe nuk bëri dallim. Shqipëria ka 8 vite në pritje dhe m’u desh të fitoja një mandat të tretë dhe ende pres çeljen e bisedimeve. Arsyeja nuk është thjesht Bullgaria, ajo është një fatkeqësi, por arsyeja është fryma e deformuar e zgjerimit dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj. Fryma e zgjerimit ka kaluar nga një vizion i përbashkët, te marrja peng nga vende të veçanta. Çështja e Bullgarisë është një turp, një vend i NATO-s që merr dy vende të tjera të NATO-s, ndërkohë që në Europë ka luftë. Putini mund të jetë i sëmurë ose gëzon shëndet të mirë, por ky vendi këtu nuk duket i shëndetshëm. Agresioni rus ndaj Ukrainës po merr një ndihmë nga një vend i NATO-s, Bullgaria. Po fryhet mllefi dhe pakënaqësia në një fqinjësi si e jona”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img