Site icon PrishtinaPress

Rama thotë se Kosova e Serbia po hezitojnë, por janë një hap larg marrëveshjes historike

Kryeministri Edi Rama sot ka folur për ngjarjet e fundit në veri të vendit në një panel në Forumin e Bratisllavës.

Ai tha se problemet atje s’po e tregojnë arsyen kryesore të tensioneve, por që, sipas tij, Kosova dhe Serbia po hezitojnë sepse janë vetëm një hap larg marrëveshjes historike.

“Përpara se të vijë vera, ne kemi një problem në veri të Kosovës. Nuk e di pse ndodh kjo në verë. Ndoshta pse Kosova e Serbia nuk kanë det dhe kokat nxehen. Ku ishim 20 vjet më parë? 10 më parë? Ishim në një gjendje shumë më të vështirë. Sot Ballkani Perëndimor është në pozitën më të mirë, më besoni. Edhe në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse gjërat janë vetëm një hap larg përmbylljes së një marrëveshje historike. Tani të dyja kanë një lloj hezitimi sepse e shikojnë që kjo do të realizohet dhe nuk do t’iu duhet më ta luftojnë njëri-tjetrin dhe ndoshta kjo shkon kundër inercisë së tyre të nevojës për të luftuar, të të jetuarit për të luftuar. Kjo është perspektiva”.

Rama tha se ngjarjet e fundit kanë mundur të shmangen, raporton Gazeta Express.

“Ky konflikt aty ka një arsye – që në këndvështrimin tim mund të ishte shmangur krejtësisht – nuk është tregues i problemeve konkrete. Thelbi është që ka një marrëveshje që duhet përmbyllur – njohja reciproke që është diçka e jashtëzakonshme. Ka një hezitim për të arritur këto marrëveshje që prodhon këto situata”.

Exit mobile version