Përmes një postimi në Twitter kryeministri Rama i ka shkruar presidentit serb Aleksandar Vuçiq ne lidhje me bllokimin e kamionëve me mallra nga Kosova në kufirin e Serbisë.
Rama shkruan se linja e gjelbër s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, dhe se kjo luftë duhet fituar së bashku.
Rama i kërkon Vuçiqit që të ngrejë traun duke dhënë një shembull solidariteti në rajon për të fituar luftën nga coronavirusit.
“Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!!
“Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të #Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën“, ka shkruar Rama.
@avucic Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s'mund t'i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!
— Edi Rama (@ediramaal) March 31, 2020