1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rama thirrje Kurtit dhe Vuçiqit: Çështjet dypalëshe zgjidhni me dialog

Në Tiranë të Shqipërisë, udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, marrin pjesë në samitin rajonal mbi planin e rritjes ekonomike të Bashkimit Evropian për rajonin.

Në fjalën hapëse të Samitit, kryeministri shqiptar, Edi Rama, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të lënë pas çështjet komplekse mes tyre dhe të fokusohen te puna për transformimin e rajonit.

Rama u shpreh se çështjet dypalëshe duhen zgjidhur përmes bashkëpunimit e dialogut, duke iu referuar tensioneve mes Kosovës e Serbisë.

Disa nga vendet e rajonit përballen me çështje komplekse mes tyre, por ti lëmë pas këto për një punë bashkëpunuese e jetike që kemi para me synim për transformimin e rajonit. Çështjet dypalëshe mbeten, por duhen zgjidhur përmes bashkëpunimit e dialogut dypalësh e jo të ndërhyjnë në këtë ushtrim të ri shumëpalësh”, deklaroi Rama, ndërsa vijoi më pas në fjalën e tij me planin e rritjes së BE-së, të cilin e konsideroi si tejet inkurajues.

Rama tha se Shqipëqria ka hyrë në një fazë të re drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, teksa theksoi se po bashkëpunojnë ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë për të rritur shanset për sukses.

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re drejt anëtarësimit në BE. Po ndërmarrim intensivisht detyrat e nevojshme të shtëpisë që janë kaq të shumta duke miratuar korpusin ligjor të BE, duke rritur luftën kundër korrupsionit.

Mbetemi të vendosur për të nxitur përmirësimin e marrëdhënieve me partnerët rajonal, paqen dialogun dhe dialogun mes vendeve të BP.

Po bashkëpunojmë ngushtë me aleatët e BE, për të rritur përpjekjet e për të rritur shanset për sukses. Plani i i i BE-së është rezultat inkurajues i një shkëmbimi të sinqertë e të hapur pikëpamjesh.

Pse BE duhet të gjejë rrugë të reja për të na ndihmuar në rrugëtimin drejt anëtarësi mit të plotë. Mundësia e re që përfaqëson ky plan që është jashtë kornize, është jo vetëm njohje nga ana e BE-së e përpjekjeve tona, por edhe na sfidon për të dëshmuar gatishmërinë tonë për fatin e përbashkët europian. Mundësitë mund të merren ose humben. Duhet të angazhohemi plotësisht, pa kufizime apo shtrëngime që të përfitojmë nga kjo mundësi”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img