0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rama tha “A është ky këngëtar”, Isa Mustafa ia kthen, thotë se kryetari i ri “s’po mund ta kapë hapin”

Ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa në një deklaratë televizive tha se Rama nuk po e ka të lehtë që ta kap hapin në Prishtinë, teksa shtoi se pret që ai ta ndërtojë edhe liqenin. Kujtojmë që Përparim Rama kur është pyetur për Mustafën, pati thënë se a është këngëtar.

Ish-kryetari i Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kryetari aktual, Përparim Rama, nuk e ka pasur të lehtë që ta kapë hapin në Prishtinë, si një person që ka ardhur nga Londra. Kështu Mustafa deklaroi se me fjalë të mëdha, Rama ka krijuar edhe pritje të mëdha, shkruan Gazeta Express.

Ish-kryetari i LDK-së deklaroi se nga Rama pret edhe fillimin e ndërtimit të liqenit tek stadiumi “Fadil Vokrri”, gjë që e kishte premtuar gjatë fushatës.

“Ne që kemi jetuar këtu në qytet të Prishtinës e kemi pasur më lehtë që të kapemi menjëherë në probleme. Z.Rama ka ardhur nga Londra. Nuk ka qenë lehtë që menjëherë të dijë se ku ta hedh hapin e parë dhe ka dhënë premtime të mëdha, fjalë të mëdha. Ato janë pritje të mëdha të qytetarëve që tash kanë ndaj tij. Pritjet janë tash edhe ndaj liqenit i cili duhet të ndërtohet në Prishtinë”, ka thënë ai.

Mustafa deklaroi se ai ka mundësinë që të shohë dhe të mësojë edhe nga puna e të tjerëve. E shembull e mori Tiranën fqinje.

“Unë kur shkoj në Tiranë ndihem keq sepse e shoh sa shumë po ecën puna atje porse këtu ka ngecur. Unë gëzohem kur dal në qytet dhe e shoh qendrën e qytetit. Sa isha kryeministër erdh një përfaqësues i BE-së dhe tha që qendra e Prishtinës është një qendër konkurruese për qendrat tjera. Unë kënaqem sot kur e shoh. Jam i kënaqur me drunjtë që janë vendosur, pllakat që janë vendosur, jashtë atyre që i gjuante Vetëvendosja në protesta. Ajo që nuk është bërë janë unazat në mënyrë që të hapet një pjesë”, ka thënë ai.

Më tutje, Mustafa tha se puna e komunës nuk është vetëm e arkitektit por e të gjitha fushave.

“Është vështirë që puna në Prishtinë të vlerësohet për 100 ditë dhe në kohën e dimrit, sepse megjithatë lypset periudhë më e gjatë. Nuk e di se çfarë kanë punuar ata në zyre, a kanë bërë vlerësime dhe rivlerësime të gjendjes, a i kanë caktuar orientimet kah do të shkojnë. Tjetër është çfarë thotë njeri në fushatë dhe çfarë bënë në zyre, sepse e sheh që nuk është vetëm punë e arkitektit, ose s’është puna e komunës vetëm punë e ekonomistit apo mjekut por është e të gjithëve”, tha ai në KTV.

Kujtojmë që gjatë fushatës elektrorale, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte thënë në emisionin “Oxygen”,  kishte thënë se nuk e njihte Mustafën, e duke i dhënë edhe epitetin këngëtar.

“Cili është, niva që është njëfar këngëtari qashtu e ka emrin… po de nuk e di a e dini ju?”, ia kthen Rama me shaka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img