Site icon PrishtinaPress

Rama: Të vazhdojmë të ndërtojmë një Kosovë edhe më të fortë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky përvjetor i ditës së çlirimit e ka gjetur Kosovën më të fortë se kurrë më parë.

Ai po ashtu është shprehur i kënaqur që ishte pjesë në pritjen shtetërore për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Bashkë, të vazhdojmë të ndërtojmë një Kosovë edhe më të fortë për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar kryetari Rama në Facebook.

Exit mobile version