Site icon PrishtinaPress

“Rama të japë dorëheqjen”, protestuesit mblidhen para selisë së PD

Disa minuta para se të nisë protesta e opozitës, protestuesit janë mbledhur para selisë së PD-së, në pritje të daljes së kryetarit të PD, Sali Berisha, për t’iu bashkuar protestës para Kryeministrisë.

“Çdo gjë po bën që të protestojmë. Krimi është i pranishëm në çdo kohë, populli nuk duron dot më. E mira është që kryeministër të japë dorëheqje, të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Në Kuçovë ndihet dhe varfëria. Unë punoj si usta (në ndërtim). Më parë kishte punë, populli kishte lirinë e veprimit, kurse tani janë shtrënguar gjërat dhe ngacmimet janë në kulm. Në Greqi u përplasën trenat dhe po japin dorëheqje ministrat, rrezik ta japë dhe kryeministri. Në Shqipëri ndodh e kundërta, qeveria bën ça të dojë.”, tha protestuesi.

Exit mobile version