Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një takim me ish-presidentin Alfred Moisiu.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë e konsideron ish-presidentin si një burim të pashtershëm urtësie.
Rama ka postuar edhe një foto me ish-presidentin, ku të dy shfaqen duke biseduar.
“Me Presidentin Moisiu, burim i pashtershëm urtësie”, shkruan Rama krahas fotos, ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja e takimit./Prishtinapress/