Site icon PrishtinaPress

Rama takon Begajn: Diskutuam përgaditjet e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar presidentin Bajram Begaj.

Rama përmes një postimit në rrjetin social Facebook, ka treguar se në fokus të takimit ka qenë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, ka shkruar Rama./Prishtinapress/

Postimi i plotë:

Exit mobile version