Kryeministri Rama ka qenë ditën e hënë në një event me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Por ajo çfarë nuk është parë nga ky event ka qenë pikërisht gjestikulacioni i kryeministrit.
Teksa ministri Beqaj fliste, Rama dukej sikur priste me padurim që ai të përfundonte. Kamerat e “Fiks-Fare” kanë fiksuar lëvizjet e kryeministrit, që shfaqet i paduruar dhe shumë i stresuar. Ai nis të luaj dhe të shkundë karrigen e Beqajt.