Në Forumin Biznesor ku po marrin pjesë kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë është folur edhe për autostradën që lidh Kosovën me Serbinë dhe Shqipërinë. Vuçiq ka përdorur emërtime të ndryshme për këtë projekt, duke e quajtur herë autostrada Nish –Prishtinë e herë Beograd –Tiranë. Rama nuk e ka zënë në gojë fare këtë projekt, ndërkohë përfaqësuesja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor e ka quajtur “Autostrada e Paqes”
“Kur të ndërtohet autostrada Nish – Prishtinë, nga Beogradi deri në Durrës do të arrihet vetëm për 4 orë e gjysmë, ndërsa ndërmarrësit serbë do të kenë lidhje të mira me portet shqiptare”, ka thënë ai.
“Ne jemi më të shpejtë se pala e Prishtinës me punën e dokumenteve për projektin e kësaj pjese të autostradës”, ka thënë Vuçiq.
Vitin e kaluar Rama dhe Vuçiq kishin nënshkruar një marrëveshje për këtë autostradë të emërtuar “Nish – Durrës”, duke shkaktuar nervozë në Prishtinë, për shkak të këtij anashkalimi.