1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama sqarohet për deklaratën “veriu i Kosovës, tokë e askujt”, insiston se KFOR-i duhet ta marrë kontrollin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se s’ka thënë asnjëherë se veriu i Kosovës është tokë e huaj.

Rama tha se e ka përdorur një term të cilin e kishte përdorur edhe për Lazaratin në Shqipëri.

“Unë kam përdorur një term që e kam përdorur edhe për Lazaratin, për shembull kur kam thënë është bërë një tokë e askujt. Tokë e askujt nuk është tokë e huaj, është gjë tjetër”, tha ai.

“Tokë e askujt quhet vendi ku shteti nuk ka kontroll dhe që shteti i Kosovës në një fazë të gjatë nuk ka pasur kontroll mbi atë tokë, kjo është evidente apo jo? Këtë kam thënë unë”, tha Rama.

Tutje ai tha se i qëndron mbrapa qëndrimit të tij për marrjen e veriut nën kontroll të plotë nga KFOR-i.

“E kam thënë unë dhe i qëndroj prapë, edhe herës tjetër”, tha Rama, kur u pyet për këtë.

“Marrja nën kontroll bëhet duke shtuar forcat”, tha ai, duke iu përgjigjur gazetares Alba Alishani, e cila tha se ai e kishte modifikuar këtë qëndrim.

“Nuk janë dy ide të ndryshme. Është e njëjta ide”, tha Rama.

Trupat e KFOR-it në Kosovë këtë vit janë shtuar për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, ndërsa Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar fillimisht në Prishtinë, gjatë një vizite më 20 nëntor, se NATO-ja do të shqyrtojë shtimin e përhershëm të forcave në Kosovë, për ta mbajtur situatën nën kontroll.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img