“Nuk ka qeveri teknike, dhe zgjedhjet parlamentare do të mbahen, qoftë edhe me bojkotin e opozitës.”
Ka qenë ky mesazhi që Kryeministri Edi Rama ka përcjellë në rubrikën e tij të çdo fundjave “Komunikimi Javor”.
Në deklaratën e tij, Kryeministri Rama theksoi se nuk do të plotësohet kërkesa e PD për qeveri teknike dhe se zgjedhjet e 18 Qershorit do të mbahen edhe pa opozitën. Shefi i qeverisë tha se mazhoranca është e hapur për dialog me opozitën, por se nuk negociohet kushti i qeverisë teknike. Sipas Ramës, PD po mundohet të fusë vendin në një krizë artificiale politike, me synimin e vetëm bllokimin e procesit të Vettingut dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“PD kërkon të fusë vendin në krizë politike. S’ka për të ardhur ndonjëherë oferta për qeveri teknike. S’ka për të ardhur oferta për shtyrje të zgjedhjeve. Unë s’kam ardhur në këtë zyrë as për ti drejtuar pushkën opozites e as për ta kërcënuar më fjalor vulgar, jam i gatshëm të takohemi edhe në cadër për të dialoguar me opozitën, jemi gati për dialog, për cdo ndërhyrje në kodin zgjedhor apo kod tjetër që PD kërkon të jetë e garantuar për zgjedhjet. Për krijimin e cdo mekanizmi të ri insituconal që PD të propozojë për plotësimin e standarteve.Por opozita ka detyre themelore të respekotjë shumicën që përfaqëson dhe s’mund të prishë kontratën qeverisëse me popullin nënshkruar në 23 qershor, kontrata është deri më 18 qershor të këtij viti, kjo nuk hyn në ato gjërat që mund të negociohen me opozitën. Opozota mund ta kërojë qeverinë teknike gjithë natën, me gjithë respektin kjo qeveri do vazhdojë punën deri në 18 qershor.
Datën e zgjedheve te përcaktuar në Kushtetutën e republikës sonë, nuk e kemi ne ne dore, nuk e ka askush ne dore, dita kur dalin para popullit dhe ai zgjedh cila parti do i shërbejë popullit në qeveri dhe opozitë. Edhe në datën e zgjedhjeve partitë heshtin dhe sovrani zgjedh kush do ta qeverisë vendin per kater vitet e ardhshme. Jam i bindur që PD do hyjë në zgjedhje pavarësisht përbetimeve, ashtu sikurse jam i bindur se do kthehet në Kuvend për të votuar vetingun.Ndopshta gaboj por une sot nuk mund te besoj që frika nga vetingu do triumfojnë për interesa strategjike të PD… sa të arratiset në drejtim të paditur të vetpërjashtimit nga jeta parlamentare. Një eventualitet i tillë më dhemb shumë, por s’më tremb aspak. Mosparaqitja në zgjedhje është një anomali, por s’do i bashkohemi kurrë një mungese të tillë, do respektojmë datën e zgjedhjeve, do dalim para sovranit”