1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Si mundet Shqipëria të vërë në diskutim zgjedhjen midis Berishës dhe SHBA-ve?

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kryedemokratin Sali Berisha, duke e cilësuar si një njeri i cili i ka bërë çdo të keqe Shqipërisë, gjatë kohës që ka qenë në pushtet.

Nga Erseka, Rama u shpreh se nuk mundet që vendi të vërë në diskutim një zgjedhje midis Berishës dhe SHBA-ve, të cilët e kanë shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin.

“Nxjerrin ata një listë të udhëtimeve të mia, a thua se jam njeri ilegal dhe menjëherë çohen rublat dhe flasin për 22 milionë euro udhëtime, me taksi fluturuese. Jo, e vërteta është ndryshe. E vërteta është që faturat e udhëtimeve të mia janë më pak se sa gjysma e faturave të udhëtimit të atij kur ishte kryeministër. Shikoni se me çfarë lloj pafytyrësie që tallen me ata të cilët u besojnë dhe i ndjekin nga pas.

Si mundet ky vend të vërë në diskutim një zgjedhje, midis dikujt që nuk ka lënë të keqe pa i bërë këtij vendi, që fatkeqësisht është pjellë e këtij vendi dhe miqve tanë më të mëdhenj, të cilët thonë që me këtë lloj personazhi ne nuk duam të kemi të bëjmë, sepse është i korruptuar dhe i inkriminuar? Çfarë duhet më shumë?”, theksoi Rama./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img