2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Shqipëria s’do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës së UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastëritën e luftës së UÇK-së.

Rama në Facebook ndau një pjesë të fjalimit të tij të djeshëm që e mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Evropës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty!”, ka shkruar Rama krahas videos së publikuar në Facebook.

Kujtojmë se Rama të shtunën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së foli edhe për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, për të cilin tha se po vuan padrejtësisht dënimin./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img