Site icon PrishtinaPress

Rama shpreh ngushëllime për viktimën, u kërkon qytetarëve të kenë kujdes ditëve në vijim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për burrin që vdiq nga lisi i rrëzuar prej stuhisë, ndërsa qytetarëve të tjerë u ka kërkuar të kenë kujdes. 

Një burrë rreth 30 vjeç ka mbetur i vdekur pasi u zu përfundi një lisi që ra nga erërat e forta në Pejton.

Kryetari Rama shkroi në Facebook se mori lajmin “me shumë keqardhje” dhe i shpreh ngushëllime familjes së viktimës. 

Qytetarëve të tjerë të kryeqytetit, Rama u ka kërkuar që të kenë kujdes të shtuar në vendet ku llogaritet të ketë rrezik. 

“…u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim”, shkroi kryetari i Prishtinës në Facebook. 

Exit mobile version