Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Vjosa Berisha.
Kjo e fundit ndërroi jetë ditën e sotme (e enjte) në moshën 49-vjeçare.
Ajo ishte diagnostikuar me kancer në vezore që më shumë se një vit, derisa po trajtohej jashtë vendit.
Rama thekson se Berisha ka rrezatuar shndritshëm në skenën kulturore për 20 vite pa u ndalur.
Postimi i plotë i Ramës (pa ndërhyrje):
“Vjosa e Prishtinës!
Sot, Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë njëzet viteve pa u ndalur, ka rrezatuar aq shndritshëm në skenën kulturore e kinematografike në vend me punën, profesionalizmin dhe energjinë e saj të pashoq.
Sot, ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme, Vjosën, që nga zemra i dha kryeqytetit aq shumë kreativitet e energji pozitive.
I bashkohem me pikëllim të thellë dhimbjes së familjes Berisha dhe Istrefi në këtë humbje të madhe”.