Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se shërbimi mjekësor shtëpiak do të ofrohet 7 ditë në javë.
Ky shërbim sipas Ramës do të bëhet për të gjithë personat që nuk mund të marrin shërbime në institucionet mjekësore.
“Shërbimi mjekësor shtëpiak është një shërbim që ofrohet për qytetarët e kryeqytetit, me theks të moshuarit, personat me aftësi të veçanta dhe për të gjithë ata që për cfarëdo arsye nuk mund të marrin shërbime në insittucionet mjekësore”, ka thënë Rama.