18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Rama refuzoi ta takojë Kurtin, Qeveria e Kosovës jep detaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Kosovë për 25-vjetorin e çlirimit, ku me mëngjes u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Kreu i qeverisë shqiptare nuk takoi të parin e qeverisë kosovare, Albin Kurtin.

Lidhur me këtë të fundit, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net, se në bazë të agjendës, duket që Rama po i takon ata të cilët konsideron se ka nevojë t’i rregulloj raportet.

Tutje në përgjigje thuhet se Zyra e Kryeministrit e ka ftuar Ramën për aktivitet më 12 qershor për 25-vjetorin e çlirimit, por atyre u është thënë që s’është e mundur të jetë i pranishëm, ndërsa kanë uruar që ai të jetë prezent në Manifestimin e 146 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet.

Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, tha zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu për Reporteri.net.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img