Kompania SHELL është duke vazhduar punën eksploruese në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut.
Lidhur me këtë ka shkruar në rrjetet sociale edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai njoftoi se kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit nga puset e kërkimit ne Shpirag.
“MIRËMËNGJES dhe nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.