Kryeministri Edi Rama deklaroi se drejtësia është një nga sëmundjet më të rënda në Shqipëri
Këtë deklaratë, kreu i qeverisë e bëri gjatë një takimi me maturantët fitues të Medaljes së Artë.
“Problemi i drejtësisë është një nga sëmundjet më të rënda. Reformat janë e vetmja rrugë për të adresuar problemin e sëmundjeve në një shoqëri e shtet. Dhe e vetmja rrugë për sëmundjen në drejtësi është një operacion i thellë”, tha Rama.
Në lidhje me rikthimin e akordimit të medaljeve të arta, kryeministri tha: “Ndërmorëm një nismë ligjore në vitin 2015 për rinisjen e traditës së Medaljes së Artë. Ky është një vlerësim simbolik për punën e jashtëzakonshme të këtyre maturantëve”. /TCH