Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pritet të zhvillojë sot një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton Euronews Albania.
Shqipëria dhe Ukraina më 12 janar mbushën plot 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Një ditë më parë, përmes rrjeteve sociale, Rama njoftoi se me këtë rast do të hapet në Kiev ambasada shqiptare./Prishtinapress/