9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rama prezanton planin për krizën energjetike: Nuk parashikon rritjen e çmimit për konsumatorët familjarë e biznesin e vogël

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar planin tre pikësh të qeverisë për mbrojtjen nga kriza energjetike, duke thënë se ky nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe për biznesin e vogël.

Kryeministri Rama në paraqitjen e tij të shtunën, tha se plani i veprimit siguron furnizim pandërprerë me energji elektrike për të gjithë, ku shteti i garanton 200 milionë euro kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike për periudhën e krizës deri në fillim verë të vitit 2022.

“Plani ynë i veprimit ndaj krizës energjetike ka tre pika, e para garantimin e furnizimit pa ndërpre me energji elektrike për të gjithë, e cila vijon me masa të detajuara. E dyta, mbrojtjen e familjeve, biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, vijon me një numër masash të detajuara. E treta, garantimi i fondit të nevojshëm likudi, për ndërveprimin me tregun të energjisë elektrike, ku vijon detajimi i instrumenteve të garancisë sovrane, shtetërore që do të jenë të ripërtritshme në vlerën 100 milionë euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 milionë euro të tjera për fillim vitin tjetër për të siguruar pikën një dhe pikën dy. Këto vitet e fundit jeta për ne të gjithë, për pasojat për qeverinë dhe për mua ka qenë e përcaktuar shumë tepër nga ngjarjet se sa nga planet tona. Tërmeti, pandemia dhe tani kjo furtunë e rritjes së çmimit më delikat të jetesës së përditshme. Të tëra këto lënë gjurmë, por dy gjëra dua t’i them, e para ndihuni mirë që ia kemi dalë dhe keni besim që do t’ia dalim gjithnjë e më mirë. Dhe e dyta mundohuni mos e harroni se çfarë mbjellim sot me qëndrimet, me vendimet tona do të korrin fëmijët tonë nesër”, theksoi kryeministri Rama.

Shefi i ekzekutivi në Shqipëri, Rama tha se ky plan i kundër veprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët, e as ndonjë kufizim të furnizimit me energji elektrike në nivel vendi.

“Detyra jonë si qeveri e këtij shteti është ndër tjera të jemi shoku i mirë në ditët e vështira për të gjithë që jo për fajin e tyre nuk janë në gjendje të përballojnë vet sfidat e jetës dhe as pasojat krizave të kësaj natyre e as që bëhet fjalë që jo, jo. Por, duke e refuzuar kategorikisht çdo pretendim dhe çdo ide se kjo krizë e rëndë nuk ekziston, nuk ka lidhje me Shqipërinë. Dhe dike iu thënë se kjo është për ne një krizë që në aspektin financiar mund të jetë për këtë shtet deri po aq sfiduese sa pandemia, me pasoja monetare mjaft të rënda për vendin nëse nuk reagojmë me të gjitha forcat jo vetëm si qeveri, por si bashkësi qytetarësh të vetëdijshëm, unë iu them, që plani ynë i kundër veprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë e për biznesin e vogël as parashikon ndonjë operacion kufizimesh të furnizimit me energji elektrike në shkallë vendi”, tha ai.

Kryeministri Rama ka mohuar pretendimet e opozitë, që Shqipëria e prodhon vetë të tërë energjinë që i duhet, derisa ka kërkuar unifikim ndaj kësaj sfide.

“Stuhia e kësaj krize është e rëndësishme të dëgjojmë njëri tjetrin, sipas ekspertëve ndërkombëtar, por edhe në gjykimin e disa qeverive mike me të cilat jemi konsultuar për adresimin e krizën, parashikohet ta ketë fazën e saj agresive deri në fillim verën e ardhshme. Natyrisht, këto janë parashikimet, mund të ndodhë më parë, por edhe mund të zgjasë edhe më pas. Megjithatë, plani ynë mbulon pikërisht këtë periudhë, ndërkohë që qeveria po përgatitet për një konsultim kombëtar brenda këtij viti. Ne kemi nevojë ta dëgjojmë shumë njëri tjetrin dhe ta bëjmë këtë në të gjithë mënyrat, sepse në fund të fundit ne jemi këtu për njëri tjetrin”, theksoi ai.

Kryeministri Edi Rama, tha se kriza energjetike kërcënon seriozisht buxhetet familjare, buxhetin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, por edhe stabilitetin energjetik shqiptar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img