8.5 C
Pristina
Monday, November 4, 2024

Buy now

spot_img

Rama prezanton Lulzim Fushticën, drejtorin e ri të Sigurisë dhe Emergjencës në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama në një konferencë për media ka bërë publike themelimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.

Rama tha që ka shumë çështje që prekin sigurinë, sidomos në kryeqytet, ku hyjnë siguria e hapësirave publike, nxënësve në shkolla, në bashkësi, në komunikacion e kështu me radhë, raporton Indeksonline.

“Shoqëria jonë është e ndjeshme në këtë fushë dhe të gjithë përjetojmë probleme dhe kërcënime të llojllojshme… Qëllimi është që të fuqizohet koncepti i sigurisë në përgjithësi”, tha mes të tjerash Rama.

Objektivat e kësaj drejtorie synojnë të angazhohen për të shpëtuar jetë, të mbrojë qytetarët dhe të bëjë planifikimin, reagimin dhe aktivitete të tjera të rimëkëmbjes.

“Disa nga përgjegjësitë e drejtorisë janë: drejtoria përgatitet për themelimin e policisë se kryeqytetit në harmoni me ligjin për kryeqytetin, përkujdeset për aspektin e sigurisë në aspektin rural dhe urban të kryeqytetit, identifikimin dhe ofrimin e sigurisë si dhe koordinim në aspektin lokal, themelon njësi të veçanta bazuar në nevojat e kryeqytetit, koordinimin me agjencinë për menaxhimin e emergjencave, e kështu me radhë”, tha Rama.

Drejtor i kësaj drejtorie do të jetë Lulzim Fushtica.

“Ka përvojë 25 vjeçare në sektorin e sigurisë publike. Ka qenë drejtori i parë i Akademisë për Siguri Publike nga 2005-2010. Ka punuar për 10 vite për departamentin e drejtësisë në SHBA. Është një profesionit në aspektin e sigurisë dhe emergjencave”, tha Rama.

Në konferencë foli edhe drejtori ku u shpreh se në fokus do të jetë qytetari.

“Faleminderit për besimin e dhënë kryetar. Do të bashkëpunojmë ngushtë me policinë e agjencitë tjera të zbatimit të ligjit, por fokus do jetë qytetari. Sa më drejtë e sa më mirë do t’i adresojmë të gjitha çështjet”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img