3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama pret Borrellin në Tiranë: Mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit

Në Tiranë është duke u zhvilluar takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisionarin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në llogarinë e tij në Facebook, shefi i ekzekutivit të Shqipërisë ka theksuar se kjo është mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit.

Kjo për faktin se mbledhjet e tjera që kanë pasur të bëjnë me këtë temë, zakonisht janë mbajtur në Bruksel.

“Tiranë – Një tjetër ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit”, ka shkruar Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img