3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama po synon të ndërtojë objekte mbi 23 kate tek Stacioni i Autobusëve, sipas këshilltarit të Konjufcës

Ilir Kërçeli, këshilltari i kryetarit të Kuvendit, ka thënë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, po synon të “shlyjë borxhe” përmes lejimit të ndërtimeve tek prona publike e Stacionit të Autobusëve.

Kërçeli këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka thënë se objektet synohen të jenë mbi 23-katëshe, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kujt po i shërben kryetari i Prishtinës? Kujt po ja përgatitë Stacionin e Autobusëve? Këto ditë pritet të dal në dëgjim publik plani urbanistik për lagjën Kalabri (Emshir). Nga premtimi për PLATFORMA me të cilat kinse do lironte komunikacionin e do lidhte këtë lagje me lagjen Dardani, tani po kalon në ndërtime të larta duke tentuar të kaloj këtë plan me koeficient 7 në pronën publike më saktësisht në pronën e ndërmarrjes komunale Stacioni i Autobusëve”, ka deklaruar ai.

“Me koeficient 7 po tentohet në pronën publike të Komunës së Prishtinës të ndërtohen objekte mbi 23 kate.  Padyshim qe borxhet e Përparimit mund të shlyhen, por bashkë me borxhet e obligimet e tij po zhduken edhe pronat publike të Prishtinës”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img