Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me ekipin e Drejtorisë për Shërbime Publike, morën pjesë në aksionin për pastrimin e deponisë së mbeturinave në fshatin Bardhosh, pranë autostradës, afër “ERC TRADE”, shkruan PrishtinaPress.
Ky aksion është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e mjedisit dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e kryeqytetit dhe zonat përreth.
Kryetari Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të komunitetit dhe institucioneve për të mbajtur qytetin dhe fshatrat e tij të pastra dhe të shëndetshme.
Ai u shpreh se do të vazhdojnë aksionet e tilla për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve, për të siguruar një mjedis më të pastër dhe më të mirë për të gjithë qytetarët.